Dua Lipa flet për familjen e të dashurit, tregon se si është të jetosh në familjen e famshme Hadid

Share Messenger

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, i kaloi festat e fundvitit te ferma e familjes së dashurit të saj, Anwar Hadid.

Madje gjatë vitit që lamë pas, 25-vjeçarja ka kaluar shumë kohë me familjen e famshme Hadid, në Pensilvani.

Por, për jetesën në Pensilvani dhe shumë gjera tjera për familjen Hadid, Dua ka treguar në një intervistë për “Rolling Stone”.

“Zgjimi rreth orës 9:00, 9:30, bëjmë dush, vishemi, hamë mëngjes, më pas nxjerrim qenin për shëtitje, ndonjëherë bëjmë joga, bëjmë drekën, rrimë, shikojmë filma, luajmë me kafshët”, tha Dua.

“Kur po krijoja albumin e parë, shumë nga ato që po ndodhin në jetën time kishin të bënin me thyerjen e zemrës”, tha ajo.

E teksa Dua dhe Anwar kanë vendosur të jenë shumë të rezervuar rreth lidhjes së tyre, këngëtarja zbuloi se ajo ndihej shumë mirë dhe e lumtur në marrëdhënien e saj.

“Këtë herë, unë ndihesha aq e lumtur dhe gjërat po shkonin shumë mirë, sa po mendoja: ‘Në rregull, unë kam nevojë ta portretizoj këtë ndjenjë’. Nuk e di pse kam menduar që kur je një artist pop dhe bën një këngë të lumtur, papritmas nuk është aspak interesante. Por, këtë herë duhet thjesht të lejoja të merrte çdo gjë rrjedhën e saj”, ka thënë këngëtarja e famshme.

Share Messenger

Më të lexuarat