Driton Kuka reagon pas suksesit të Distrias dhe Flakës sot në Lojërat Mesdhetare

Share Messenger

Xhudoja sot i solli medalje Kosovës në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Distria Krasniqi sot e fitoi medaljen e artë, kurse Flaka Loxha të bronztën.

Krasniqi ishte e pakompromis në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke e fituar çdo ndeshje.

Në anën tjetër, Flaka Loxha fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pas këtij suksesi, ka ardhur reagimi nga trajneri i tyre, Driton Kuka.

Dita 1. Një e artë, një e bronztë, një vend i shtatë. Lojërat Mesdhetare Algjeri .Kosova power”, shkroi Kuka.

Erza Muminoviq u rendit në pozitën e shtatë.

Share Messenger

Më të lexuarat