Drejtori i Policisë jep detaje për arrestimin e tetë zyrtarëve policorë!

Share Messenger

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pas arrestimit të tetë pjesëtarë të policisë, ka thënë se mbetën të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe që policët të jenë me integritet.Ai ka thënë se hetimet kanë rezultuar me disa prova të caktuara kundër këtyre pjesëtarëve të policisë.“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që ta zbatojë ligjin dhe çdo pjesëtarë i joni të ketë integritet, hetimet të cilat janë bërë janë hetime që kanë rezultuar me disa prova të caktuara”.

Mehmeti ka thënë se nuk është me rëndësi koha se kur ndodhin arrestimet por sipsaj tij rëndësia qëndron tek përkushtimi dhe të trajtohen në mënyrë të mirëfilltë rastet.
“Kur bëhen hetime ne nuk e shikojmë fare pozitën”.Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, tha se operacionet e tilla tregojnë për përkushtimin e tyre.

“Hetimi është zgjeruar dhe sot në mëngjese është realizuar aksioni ku janë arrestuar tetë zyrtarë policorë, operacionet e tilla flasin për përkushtimin e madh ndaj punës”, tha ai.Të premten Policia përmes një aksioni ka arrestuar tetë zyrtarë policor me dyshimin për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi”dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar.

Share Messenger

Më të lexuarat