Donaldi vazhdon ta “mashtrojë” Borën – ky është veprimi i tij i fundit

Share Messenger

Ribashkimi i Bora Zemanit me aktorin dhe yllin televiziv Donald Veshaj vazhdon të jetë njëra prej ngjarjeve më të komentuar edhe këtë vit

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit, Bora dhe Donaldi vazhdojnë të jenë çifti më i përfolur në skenën e showbizit shqiptar.

E pas intervistës që Bora e dha për emisionin e të dashurit të saj, bukuroshja e ekranit, një video ka filluar që të qarkullojë në rrjetet sociale.

Këtu mund ta shikoni videon!

E derisa çifti ishin duke u argëtuar në dasmën e njërit prej analistëve të Big Brother Albania VIP 1, Arbër Hajdari, video tregon një moment “mashtrimi” të Donaldit karshi Borës – më shumë një shaka.

Donaldi drejton telefonin në drejtim të Borës e cila fillon të bëjë poza për fotografi, por e vërteta është që ai ka telefonin e kyçur dhe ekrani i telefonit të tij tregon orën dhe kamerën e ka të fikur.

Share Messenger

Më të lexuarat