Djaloshi që ëndërron të bëhet si Bruce Lee (Foto/Video)

Nën mbikëqyrjen e babait të tij, ky master i Kung Fu-s ka mësuar teknika të pabesueshme të artit luftarak.
Djaloshi me nofkën “Mini Lee” ëndërron të bëhet si legjenda e filmave dhe karatesë Bruce Lee.

Ryuji Imai nga Japonia është vetëm 6 vjeçar dhe tashmë ka gjetur profesionin e tij. Kur ishte 5 vjeçar ai mahniti të gjithë duke publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke imituar veprat e Bruce Lee-së.
Ryuij është bërë mjaftë popullorë saqë ka mbledhur më shumë se 200 mijë ndjekës në Facebook.
Ngjashmëria e tij me Bruce Lee është mjaftë e çuditshme. Mënyra se si ai jep grushta dhe goditjet, të bën të mendosh se po “kthehet” Bruce Lee-ia i vjetër.


