‘Djali nanës’ e quan veten Dua Lipa

Share Messenger

Këngëtarja e njohur shqiptare, sukseset e së cilës i takojnë rangut botëror, Dua Lipa, ka treguar shpesh se sa e lidhur është me familjen e saj.

Sa herë që ndodhet larg anëtarëve të familjes, Dua shfrytëzon fotografitë e vjetra, për t’i ndarë ato në rrjetet sociale me fansat e saj, duke bërë kështu që edhe të çmallet me personat që nuk i ka pranë.

Së fundmi, Lipa publikoi në InstaStory një fotografi të rrallë nga fëmijëria e saj, ku shfaqej me flokë të shkurtra tamam sikur të ishte djalë.

Ajo me shaka ka shkruar në mbishkrimin e saj se ishte pikërisht kjo kohë, dhe kjo foto që bënte mamanë e saj, Anesën, ta thërriste me përkëdheli “djali i nënës”.

“Djali i vogël i mamait, haha Anesa Lipa”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e kësaj foto.

Share Messenger

Më të lexuarat