Djali i Bernard Challandes në hapat e babait, nis profesionin e trajnerit te klubi zviceran

Share Messenger

Në moshën 27-vjeçare, djali i Bernard Challandes ka zgjedhur të provojë një aventurë si të babait të tij.

Që nga fillimi i edicionit të ardhshëm, ai do të drejtojë skuadrën e Ligës së Dytë zvicerane, Le Locle.

Me mbiemrin Challandes, ne e njohim Bernardin, i cili është trajner i Kosovës, por tani edhe djali i tij, Jules do të vazhdojë me këtë profesion.

Jules i cili është 27-vjeçar, është emëruar trajner i skuadrës së dytë të Le Locle, skuadër e cila bën gara në Ligën e Dytë në Neuchatel.

“Është një mundësi e mirë për ta parë nëse më pëlqen kjo punë. Tashmë kam punuar si ndihmës-trajner, dhe tani do të kem punë me të rritur”, tregon Jules për “LeMatin”.

“Dua t’i shpalos idetë e mia, jo gjithmonë kam pasur ide sikur trajnerët e mi. Qëllimi është të krijoj një skuadër miqësore, dhe për të bërë lojë të mirë”, tregon më tej 27-vjeçari.

Sa i përket studimeve në kolegj, Jules tregon se diplomuar në biznes.

Image
“Kam marrë diplomë në biznes për nivelin bachelor. Dhe tani punoj në një kompani ku drejtoj sektorin e shitjeve”, shtoi djali i trajnerit të Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat