Ditë e rëndësishme te Barcelona, largohet Valverde

Share Messenger

Ernesto Valverde është larguar nga qendra sportive e Barcelonës.

“Mundo Deportivo” raporton se trajneri nuk gjendet në zyrat e klubit e as në fushat sportive të gjigantit katalan.

Drejtuesit e Barcelonës janë në takim për të vendosur fatin e trajnerit derisa spekulohet se sot mund të jetë dita kur Valverde do të shkarkohet nga detyra.

Në pritje të një lajmi zyrtar nga klubi, Valverde ka udhëhequr stërvitjen e sotme dhe tani është larguar nga qendra sportive e klubit katalan.

Por, a do të rikthehet sërish si trajner i Barcelonës, kjo do të mësohet sot.

Share Messenger

Më të lexuarat