Didier Drogba ka një këshillë pas situatës së krijuar nga koronavirusi

Share Messenger

Legjenda e Chelseat, Didier Drogba ka kërkuar nga njerëzit që të bëjnë gjithçka që munden për ta ndalur përhapjen e koronavirusit.

Pandemia Covvid-19 është përhapur së fundmi edhe në vendlindjen e Drobas, në Bregun e Fildishtë, me rastin e parë që është raportuar më 11 mars, kurse masat e karantinës janë marrë më 17 mars.

“Për vëllezërit dhe motrat e mia fildishiane, kërkoj nga ju që ta merrni këtë shumë seriozisht sepse ne duket se jemi të butë në përballje të situatës. Është thelbësore që të respektohen masat e marra nga qeveria. Ne jemi ata që e shpërndajmë virusin, ne jemi të gjithë përgjegjës për këtë situatë”, ka thënë Drogba.

Share Messenger

Më të lexuarat