‘Diaspora ia sjellë Kosovës rreth 1.5 miliardë euro brenda vitit’

Share Messenger

Ish – ministri i Diasporës, Valon Murati ka theksuar se është duke u tejkaluar faza ku diaspora është parë vetem si rruga prej nga vinë remitancat.

Ai në emisionin “Përballje”, ka thënë se rreth një miliard e 500 milionë euro hynë nga diaspora në Kosovë.

“Remitancat janë njëri prej mekanizmave kryesore për të ruajtur paqen sociale në vend, ndonëse në mënyrë krejt indirekte ato ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shtuar Murati.

Sipas liderit të LB-së, janë diku 600 deri në 650 milionë euro që mërgimtarët i shpenzojnë kur vinë në vizitë në Kosovë – lëvizjet që ndodhin gjatë tërë vitit.

“Ka biznese të fuqishme në Kosovë që mua personalisht më kanë thënë që ata me punën që e bëjnë gjatë tre muajve të verës, mbijetojnë gjatë 9 muajve tjerë”, ka theksuar Murati.

Share Messenger

Më të lexuarat