Di Caprio konfirmon së shpejti filmin e ri bashkë me Robert De Niro-n

Share Messenger

Para se të bënte prezantimin për marrjen e çmimit, Leonardo Di Caprio tregoj diçka të re.

45 vjeçari, konfirmoi se do vijë së shpejti me filmin e ri bashkë me aktorin Robert De Niro , shkruan DailyMail.

Ai tregoi se do punoi në filmin e regjistorit Martin Scorsese. Në tetor 2018 u raportua se do vijë ky bashkëpunim por tashmë vetë Leo e bëri publike.

Gjatë fjalimit të tij, DiCaprio tha se është ‘me fat’ për të pasur bashkëpunëtorë Scorsese dhe De Niro. ‘Pas 30 vjetësh, të punosh së bashku me Bobin në dramën e ardhshme të Martin Scorsese, “Killers Of The Flower Moon”, është një nder i vërtetë, “tha Di Caprio. Bashkëpunimi i radhës është i gjashti (6) i Di Caprios me Scorsese.

Share Messenger

Më të lexuarat