Dhëmbë dhe hundë të thyer, lëndime serioze ndaj gazetarit Visar Duriqi

Share Messenger

Lëndime të rënda trupore i janë shkaktuar gazetarit Visar Duriqi.

Duriqi ka realizuar një seri emisionesh hulumtuese të ekspozimit të krimit dhe korrupsionit.

Sulmi ndaj tij është kryer në hyrje të banesës në Fushë-Kosovë pas një debati televiziv.

Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

Ai është sulmuar porsa kishte dalë nga vetura e tij.

Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është duke e hetuar rastin.

Share Messenger

Më të lexuarat