Dështon përsëri Rimëkëmbja Ekonomike

Share Messenger

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, në një konferencë për media ka thënë se Lista Serbe që është partner në koalicionin qeverisës nuk ka marrë pjesë në seancë dhe rrjedhimisht nuk ka pasur kuorum për zhvillimin e seancës së jashtëzakonshme për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.“Ne sot tentuam që të mbajmë seancën e jashtëzakonshme për leximin e dytë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, mbajtja e kësaj seance u pamundësua nga një pjesë e partnerëve të koalicioni dhe nga veprimet obstruktive të opozitës.

Nuk po vjen Lista Serbe në seancë.Kërkoj që të gjithë deputetët e Kosovës të vijnë dhe t’i kryejnë detyrat e veta kushtetuese. Një pjesë e opozitës dhe koalicioni qeverisës po bëjnë veprime obstruktive”, ka thënë Gashi.Tutje Gashi ka thënë se qytetarët do ta kenë shumë vështirë që ta përballojnë një mbyllje të dytë.

“Unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, ekonomia dhe qytetarët do ta kenë shumë vështirë ta përjetojnë edhe një mbyllje. Mbetet të koordinohet me të gjitha palët dhe kur është më e mundshme që të mbahet një seancë e suksesshme, sepse kosovarët do të përballen me një dimër të ftohtë”, ka thënë Gashi.Gashi ka shtuar se nuk ka përqarje në koalicion sa i përket presidentit sepse nuk ka ndonjë marrëveshje për këtë post.“Qeveria është në detyrë dhe ka legjitimitetin e plotë që të veprojë në interes të qytetarëve. Ky koalicion nuk ka marrëveshje për presidentin dhe nuk ka përqarje për këtë çështje”, shtoi ai

Share Messenger

Më të lexuarat