Deputetja e AAK-së i bën thirrje Albena Reshitajt të mos shkojë në seancën për Presidentin

Share Messenger

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Time Kadrijaj, i ka bërë thirrje bashkëpartiakes së saj, Albena Reshitaj që të mos shkoj në seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit, siç ka bërë dje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kadrijaj ka thënë se në AAK e respekton demokracinë, por sipas saj, uniteti brenda Grupit Parlamentar është shumë më i rëndësishëm.

“Të gjithë e kuptojmë demokracinë dhe me plotë përgjegjësi po e them se në AAK vlerësohet e respektohet demokracia, mendimi dhe fjala e lirë. Por ndonjëherë uniteti brenda grupit parlamentar është shumë më i rëndësishëm se sa një veprim kundër qëndrimit të grupit. Unë kërkoj nga kolegia ime, znj.Albena Reshitaj, ish kryetare e Komisionit për Shëndetësi që të reflektojë, dhe të mbrojë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson”, ka shkruar Kadrijaj.

Tutje, ajo ka thënë se AAK ka garuar me kandidatin e saj për presidente dhe së është e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër.

“Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër! Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend”, ka përfunduar ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat