Deputeti i LDK-së kërkon arrestimin e atyre që privatizuan toka me 1 euro

Share Messenger

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli ka reaguar për shitjen e tokave nga procesi i privatizimit me çmime prej 1 deri në 3 euro.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar kërkuar arrestimin e atyre që kanë bërë privatizimin e tokave.

“Sistemi i drejtësisë në Ks thua është inekzistent. Po te egzistonte sot do kishte arrestime për privatizimet e tokave prej 1 deri ne 3 Euro, dhe normalisht konfiskime”, ka shkruar Avdyli.

Kryetari i Aleancës për Ardhërminë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në deklarimin e pasurisë në Agjensinë Kundër Korrupsion të vitit 2019 ka deklaruar pasuri të paluajtshme tokë kodrinore prej 200 hektarësh të blerë në privatizim në vitin 2009 në vlerë 75 mijë euro, e që i bie 3 euro e 75 cent arin.

Përveç kryetarit të AAK-së, edhe njëri nga komandantët tjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka blerë tokë të shtetit nga Agjencia e Kosovës për Privatizim.

Bëhet fjalë për Nasim Haradinajn, i cili në deklarimin e pasurisë së tij tregon se vitin 2004 ka blerë 220 hektarë tokë nga privatizimi.

Këta hektarë tokë, Haradinaj i ka deklaruar tek pjesa e pasurisë së paluajtshme me vlerë prej 3 milionë e 300 mijë euro.

Megjithatë kjo nuk dihet nëse është vlera me të cilën Haradinaj ka blerë tokën e shtetit, apo shuma që Nasim Haradinaj tashmë vlerëson pronën e blerë në vitin 2004.

Me vlerën e deklaruar nga Nasim Haradinaj, i bie që një ari tokë të kushtojë vetëm 150 euro.

Share Messenger

Më të lexuarat