Deputeti i PAN-it përshëndet reflektimin e Pacollit

Share Messenger

Deputeti nga radhët e koalicionit PAN, Zafir Berisha ka thënë se presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reflektuar lidhur me situatën në vend rreth krijimit të institucioneve.

Berisha ka thënë se ky reflektim i të parit të AKR-së është për tu përshëndetur, transmeton Klan Kosova.

Por që sipas tij, për ta bërë hapin e madh, Pacollit i duhen edhe dy deputetë tjerë nga minoritetet.

“Reflektimi pozitiv i B.Pacolli lidhur me situatën më të cilën gjendet vendi është për tu përshëndet… Natyrisht atij dhe AKR-së i duhet një ndihmë shtesë ne refleksionin e tij, prandaj mendoj se dy deputetë minoritarë Emilja Rexhepi dhe Veton Berisha duhet ta sigurojnë Behxhetin se do të jenë në grup parlamentar me të, që ai të bëjë një hap të madh në interes të Kosovës të cilës ju referua shumë herë gjatë prononcimit të vetë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Pacolli këtë të mërkurë, u ka dhënë një ultimatum partnerëve të koalicionit LAA si dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të deklarohen nëse e kanë shumicën për t’i krijuar institucionet, përndryshe ai do t’i bashkohet PAN-it, siç ka thënë për të mirën e Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat