Del jashtë planit të operimit një ekskavator, intervenojnë ekspertët e KEK-ut

Share Messenger

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:30, një pajisje (ekskavatori 8M – bashkëlidhur) në minierën e KEK-ut, ka lëvizur për disa metra mbrapa jashtë planit të operimit.

“Intervenimi i menjëhershëm i ekspertëve të minierës ka vënë nën kontroll këtë lëvizje duke ndërprerë punën e pajisjes, stabilizimin dhe sigurimin e saj”, thuhet në njoftimin e KEK.“Ne këtë drejtim menjëherë është formuar komisioni që të bëjë vlerësimin e ngjarjes me ç’rast sipas vlerësimeve preliminare nuk ka ndonjë dëmtim. Ekspertët e minierës janë duke bërë përpjekjet maksimale që kjo pajisje të kthehet në punë sot eventualisht nesër”.

“Vlen të theksohet se ky është vetëm njëri ndër 12 ekskavatorët (në djerrinë dhe qymyr) që janë në operim e të cilët vazhdojnë punën pa asnjë problem në prodhim të qymyrit dhe djerrinës si dhe operim normal të minierës. Për më tepër, pavarësisht kësaj ngjarje, rezervat e grumbulluara të qymyrit në deponite e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, garantojnë prodhim të energjisë elektrike pa asnjë pengesë sipas bilancit energjetik të aprovuar”.

Share Messenger

Më të lexuarat