Daut Haradinaj: Do të zhgënjehen ata që e kanë votuar Albin Kurtin

Share Messenger

Kandidati për të parin e Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se votuesit e Albin Kurtit për kryeministër do të zhgënjehen nga ai.

“Qyetatrët shpresojë që nuk do të zhgënjehen shpejt por duket që janë asaj rruge. Ata të cilët e kanë votuar Albin Kurtin do të zhgënjehen, jo unë”.

Haradinaj gjithashtu komentoi edhe takimin Kurti- Vuçiq në Bruksel.

“Lëshimi i parë në takim është pse ke shku dhe i ke shkelur të gjitha ato premtime tash e 20 vjet ku ke protestuar, e pastaj në zgjedhjet e fundit ka thënë (për dialogun) nuk është prioritet. Ideja që unë po bëhem nacionalist duke thënë që unë nuk e du këtë por atë mendoj që është nja kamuflazh që nuk shitet më. Ne e kemi ditur që aj do të shkojë me vrap deri aty dhe e kemi ditur që do ti recitoj nja dy poezi nacionaliste”, tha ai në atv.

Sipas tij, Kurti, e ka kthyer dialogun në pikën zero.

“Nuk ka transparencë nuk e dimë çfarë është duke dialoguar nuk e dimë çfarë oferte ka, ky e ka kthyer dialogun prapë në pikën zero, as nuk e ka përmendur njohjen e Pavarësisë së Kosovës e që ky është dashur ta vendos kushtin e parë njohjen reciproke të Pavarësisë së Kosovës, kaq.”

Haradinaj theksoi se Kurti duhet të bashkëpunojë sa i përket dialogut.

“Zotri Kurti duhet të ketë kujdes, në tavolinë e ka ndarjen, në tavolinë i ka pronat e manastirieve, në tavolinë e ka asosacionin, nuk i ka 100 opsione, ai duhet të bashkëpunoj me të gjithë që ta nxjerrë Kosovën më së miri”.

Share Messenger

Më të lexuarat