Daut Haradinaj përfundimisht nuk do të jetë kandidat nga AAK për Deçan, ja kush!

Share Messenger

Është definitive që Daut Haradinaj nuk do të kandidojë për kryetar të Deçanit nga AAK-ja.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka hequr dorë nga kandidatura duke ia lënë vendin për garë, Bashkim Ramosajt.

I kontaktuar nga portali ynë, Ramosaj, ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për Decanin nga AAK-ja.

“Po është zyrtararizuar kandidatura ime për Decanin. Por në orën 18:00 do bëhet publike”, ka thënë shkurt Ramosaj për Magazina.al

Merret vesh se arsyeja pse Haradinaj nuk ka kandiduar, është pikërisht ulësja e deputetit, pasi në rast se ai do hiqte dorë nga kjo pozitë, në radhë do të vinte një deputet tjetër jo nga AAK-ja por nga PDK-ja.

Share Messenger

Më të lexuarat