Dasma që u kthye në mort, kush është 32-vjeçarja shqiptare që ndërroi jetë

6 Shares Share Messenger

Një 32-vjeçare ndërroi jetë dje në mbrëmje në rrethana të paqarta, në periferi të Shkodrës. Ngjarja ndodhi gjatë një dasme në fshat, duke e kthyer kësisoj ceremoninë festive në një mort.

Jozefina Çefaj nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ajo ka dalë jashtë për të marrë ndihmën e parë, por teksa po pritej mbërritja e ambulancës, ka rënë pa ndjenja duke ndërruar jetë brenda pak sekondave.

Mësohet se 32-vjeçarja ishte e afërme e familjes që organizonte dasmën. Me gjithë përpjekjen e mjekëve për ta mbajtur në jetë, e reja nuk ia doli.

Sipas dëshmisë së të afërmve, Jozefina Çefaj nuk vuante nga ndonjë sëmundje shëndetësore. Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë nga helmimi nga ushqimi që ka konsumuar në dasmë, megjithatë kjo mbetet vetëm një hipotezë.

Fjala e fundit do të thuhet nga ekspertiza mjeko-ligjore, që do përcaktojë edhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Share Messenger

Më të lexuarat