I dashuri i Dua Lipës ia vjedh kufjet një burri në Londër, përfshihet në konflikt në mes të rrugës

Share Messenger

I dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid është përfshirë në një konflikt i cili nuk u ka ikur syrit të kamerave.

Modeli i njohur u fotografua teksa po debatonte me një të huaj, i cili e akuzoi atë për vjedhjen e “Apple AirPods” të tij në rrugë, në Londër.

20 vjeçar, u përball me Brian Clarke i cili dyshohet se e pyeti nëse i kishte gjetur kufjet që i kishin humbur, pasi gjurmoi “AirPods” nga iPhone-i i tij, shkruan DailyMail.

Brian, 44 vjeç, i cili nuk e kishte idenë se njeriu në një kapuç tartani ishte një super yll i Hollyëoodit, i tha DailyMail se kishte debatuar ashpër ne Anwarin.

“Unë ua tregova telefonin tim me aplikacionin ‘Find iPhone’ që më drejtoi tek ai dhe shoku i vet”, u shpreh Brian.

Anwar ishte jashtë me shokun e tij, Chass Bryan kur u ndesh me Brian në rrugë, dhe u kap nga kamerat teksa u përfshi në një konflikt të ashpër me të.

Brian tutje shpjegoj se si i humbi kufjet ‘AirPods’: “Unë po shkoja te Marks & Spencer për të marrë për nënën time një tortë. Ndalova jashtë kafenesë pranë derës për të folur me dikë. I nxora kufjet e mija dhe i futa në xhepin e xhaketës. Ka një vrimë në xhaketë dhe një prej kufjeve ra poshtë”.

“Kam ndezur aplikacionin ‘Find iPhone’ sepse është i lidhur me kufjet e mia ‘AirPods’. Aplikacioni më tha ku ishin. Më çoi direkt te dy djemtë, dhe njëri prej tyre kishte një në vesh. Unë shkova atje dhe pyeta nëse ato ishin të mijat, dhe ata thanë: ‘Jo, jo, jo’”.

“Ata kundërshtuan shumë. Unë isha aq i sjellshëm me të, po e pash edhe njëherë tjetër unë do ta godas”, ka thënë ai duke e akuzuar për vjedhje Anwarin.

Në anën tjetër përfaqësuesin për media të Anwar Hadi kanë refuzuar të përgjigjen lidhur me ngjarjen e të premtes.

Share Messenger

Më të lexuarat