Dalin shifrat e shitjeve: Mercedes-Benz mbetet mbreti duke mposhtur BMW dhe Audi

400 Shares Share Messenger

Pavarësisht një rritje që u ngadalësua gjatë vitit, pas katër vitesh rritjeje dyshifrore, Mercedes mbylli vitin 2018 në vend të parë në segmentin e makinave luksoze, duke lënë pas BWW dhe Audi, sipas një studimi të zhvilluar nga “Autoactu.com”.

Merceds mbylli 11 muajt e parë të vitit me 2,104 milionë shitje (+0,04%) por pësoi rënie në Europë (me 851 000 blerje -3,3%), ndërsa u rrit në SHBA (+6%, 284 000 njësi të shitura) dhe mbi të gjitha në Kinë (+11,7% me më shumë se 603 000 njësi).

Në vend të dytë të klasifikimit vjen BMW me 1,8% rritje në 11 muaj e parë, duke shitur 1,927 milionë makina ndërsa Audi është pozicionuar në vendin e tretë me 1,658 milionë makina të shitura.

Share Messenger

Më të lexuarat