Dalin rezultatet e testit për Presidentit Donald Trump

Share Messenger

Presidenti amerikan, Donald Trump rezultoi negativ në testimin për koronavirus, sipas mjekut të shtëpisë së Bardhë, pasi Presidenti mbajti një konferencë shtypi për lëvizjet e fundit të administratës për të luftuar shpërthimin e koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.

‘’Presidenti u pajtua të kryente një test të premten, dhe ai nuk ka asnjë simptomë’’, tha mjeku Sean Conley.

Trump tha se ai ishte testuar për koronavirus pasi është marrë në pyetje, pas takimit që kishte me një delegacion të qeverisë braziliane, disa prej anëtarëve të të cilëve kanë rezultuar pozitiv për virusin.
“Këtë mbrëmje e kam marrë konfirmimin se testi është negativ”, tha mjeku Sean Conley përmes një deklarate.

Presidenti u bashkua në ngjarjen për shtyp nga Zëvendës Presidenti Mike Pence, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin, Sekretari i Strehimit Ben Carson dhe zyrtarë shëndetësorë, përfshirë Seema Verma, Anthony Fauci dhe Deborah Birx, të cilët kanë udhëhequr përgjigjen e administratës për shpërthimin.

Megjithë njoftimin e Trump se ai është testuar, zyrtarët shëndetësorë në konferencën për shtyp të Shtunën u kërkuan amerikanëve të fillojnë të izolohen në vend që të nxitojnë për t’u testuar nëse nuk po përjetojnë simptoma.

Që nga e shtuna, SH.B.A. kishte arritur në 50 vdekje të raportuara nga koronavirusi dhe mbi 2.200 raste të konfirmuara.

Share Messenger

Më të lexuarat