CR Junior imiton babain e tij në festimin e golave! (VIDEO)

Share Messenger

Më bëj baba që të të ngjajë. Kjo është thënia e famshme e cila i referohet prindërve nga fëmijët kur duan të jenë si ata.

Këtë thënie e konfirmon edhe CR Junior, djali i Cristiano Ronaldos i cili ka ëndërr që një ditë të bëhet si babai i tij dhe të jetë futbollisti më i mirë në botë.

CR Junior cdo ditë e më shumë mundohet të bëjë gjërat e njejta që babai i tij i bën në fushë: goditjet, driblimet, kërcimet në ajër, por edhe festimet e golave që shënon.

Cristiano Ronaldo ka një mënyrë të veqantë të festimit të golave që e përdor në shumicën e rasteve dhe djali i tij e ka imituar atë festim mjaft mirë në momentin kur Real Madridi shënoi gol ndaj Barcelonës në ndeshjen e dytë të superkupës Spanjolle, ndeshje që klubi Madrilen e fitoi me rezultat 2-0 në Bernabeu.

Në momentin kur skuadra shënoi golin, CR Junior u ngrit në këmbë me një mik të tij dhe e festoi golin sikurse që babai i tij Cristiano Ronaldo e feston me Marcelon, bashkëlojtarin e tij tek Real Madridi.

Share Messenger

Më të lexuarat