‘Corriere dello Sport’: Milot Rashica i ka thënë ‘po’ Napolit

Share Messenger

Ndonëse u përfol se do të vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane përkundër largimit eventual nga Werder Bremeni, Milot Rashica duket se ka ndryshuar mendje.

Sipas mediave italiane, Rashica mund ta vazhdojë karrierën te klubi i madh italian, Napoli, i cili është duke e vëzhguar yllin e Kosovës që katër vite.

Interesimi për Rashicën është rritur në vazhdimësi kohëve të fundit, teksa për të kanë shprehur gatishmëri klubet si Liverpooli, Aston Villa, Dortmundi, RB Leipzig si dhe Napoli.

“Corriere dello Sport” raporton se Rashica është pajtuar me ofertën e Napolit, dhe se ai i ka thënë “po” drejtorit sportiv të klubit napolitan, Cristiano Giuntoli.

Rashica pëlqehet shumë nga Napoli, derisa këtë edicion ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 27 ndeshje për Werder Bremenin.

Në tregun e transferimeve, vlera e Rashicës ka rënë drastikisht shkaku i pandemisë, derisa në fillim thuhej se ai ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh.

Duhet përmendur se forma e Milot Rashicës ka qenë e dobët kohëve të fundit, derisa ai ende nuk e ka gjetur golin në vitin 2020 në Bundesliga.

Image
Saktësisht, vushtrriasi nuk ka shënuar gol që 13 ndeshje në kampionatin elitar gjerman.

Share Messenger

Më të lexuarat