Contour Global tërhiqet nga “Kosova e Re”, Nagavci e VV-së thotë se u fitua edhe një betejë

Share Messenger

Kompania Contour Global ka njoftuar se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavatë, duke përmendur Qeverinë Kurti s.

Siç njofton Reuters, arsye për këtë është se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen, por edhe ndryshimet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

“Projekti Kosova e Re nuk mund të ecë përpara. Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhet në një njoftim për media nga Contour Global, duke shtuar se “Siç kemi thënë në të kaluarën, Kosova duhej të ishte projekti ynë i fundit me qymyr. Ne nuk do të zhvillojmë termocentrale qymyri në të ardhmen”, thuhet përmes një njoftimi të kompanisë.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Termocentrali Kosova e Re ishte paraparë të fillojë së ndërtuari këtë vit, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar pas lajmeve se kompania Contour Global është tërhequr nga planet për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’.

“Edhe një betejë e fituar. Dorëzohet ContourGlobal”, ka shkruar Nagavci në Facebook, derisa ka përmendur se në legjislaturën e kaluar e kanë kundërshtuar këtë kontratë.“Në legjislaturën e kaluar e kemi kundërshtuar këtë kontratë të dëmshme dhe tani që jemi në qeverisje ky projekt nuk do të realizohet. Një lajm i mirë për vendin në këto ditë vetizolimi.#Angazhohu për gjërat e drejta”, ka deklaruar ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat