Çmendet serbët: Muriqi është Zot i futbollit në Prishtinë

Share Messenger

Ylli i futbollit kosovar, Vedat Muriqi është futbollisti i cili përflitet pas çdo ndeshje të përfaqësueses sonë, madje edhe nga mediet e huaja.

Kësaj radhe për luftëtarin e jashtëzakonshëm në fushën e blertë, ka shkruar edhe media serbe ‘Blic’, në të cilën përshkruhet më së miri paraqitja e të jashtëzakonshmit Muriqi.

‘Blic’ i Serbisë, ka raportuar për Muriqin pas fitores së Kosovës ndaj Malit të zi në ndeshjen e djeshme që zhvillua në Prishtinë.

“Ky njeri është Zoti i FUTBOLLIT në PRISHTINË!! Anglezët e kujtojnë mirë, stadiumi iu përkul dhe lavdërimet nuk pushuan. Vedat Muriqi është zot i futbollit në Prishtinë, dhe koreografia e veçantë e ka dëshmuar atë”, ka shkruar mediumi serb.

Kosova fitoi dje ndaj Malit të Zi me rezultat 2:0, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian EURO2020, me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

Share Messenger

Më të lexuarat