Cilën këngë e keni dëgjuar më së shumti gjatë këtij viti? – përgjigjet Presidentja Osmani

Share Messenger

Presidentja Vjosa Osmani, këtë të diel, ka vendosur që t’u përgjigjet disa pyetjeve të qytetarëve në Instagram.

Në mesin e pyetjeve të tjera, Osmani është përgjigjur edhe në një pyetje që lidhet me preferencat e saj muzikore.
Një qytetar e ka pyetur presidenten se cila është kënga të cilën e ka dëgjuar më së shumti në vitin e fundit, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, presidentja është përgjigjur me këngën hit “Levitating”, të këngëtares së njohur shqiptare në botë, Dua Lipa.

Për artistet shqiptare në botë, presidentja Osmani disa herë e ka shprehur admirimin e saj, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Share Messenger

Më të lexuarat