Çifti i njohur italian ishin protagonistë të një zënke

Share Messenger

Ylli i rrjeteve sociale, Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, Fedez janë vazhdimisht në qendër të thashethemeve.

Ata së fundmi u bënë protagonistë pas një grindje ditën e djeshme pak orë para përvjetorit të 3 të martesës, shkruan Reuters.

Këto ditë e revista ‘Chi’ zbuloi disa pamje gjatë një grindje që ndodhi në një varkë. Ku duket se Chiara Ferragni ka humbur durimin me burrin e saj Fedez.

Skena e sherrit të së cilës ylli i rrjeteve sociale dhe burri i saj u bënë protagonistë u përjetësua nga revista ‘Chi’.

Në kohën e mosmarrëveshjes çifti ishte në një lundrim në Bregun Amalfi.

Fotot e shpërndara nga gazeta të drejtuara nga Alfonso Signorini tregojnë blogeren e modës, duke diskutuar me burrin. Edhe pse në mediat sociale ata janë mësuar të shfaqen si një çift i dashuruar dhe i lumtur, Chiara Ferragni dhe Fedez mund të përjetojnë momente të përbëra nga grindje të vogla.

Share Messenger

Më të lexuarat