Chelsea po e monitoron nga afër bisedat për kontratë të Milanit me Leaon

Share Messenger

Chelsea është inkurajuar për të aranzhuar diskutime për asin e AC Milan, Rafael Leao

Sulmuesi portugez është një nga objektivat e mundshëm për t’u transferuar të Blutë qe që kërkohet nga pronarët e rinj të klubit.

23 vjeçari është duke biseduar për zgjatje të kontratës me Milanin që një kohë tashmë, dhe bisedat e avancuara bënë që Chelsea ta ftohë interesimin për të në fillim të afatit kalimtar.

Por, shefat e rinj të Chelsea janë duke e monitoruar statusin e Leaosë përsëri, duke hapur derën për një shikim më të afërt të situatës dhe në fund ta përmbyllin një marrëveshje.

Mediat italiane shkruan dje së Leao ka kërkuar pagë vjetore 7 milionë euro, një gjë që nuk i ka pëlqyer drejtuesve të Milanit, të cilët i kanë afruar atij një pagë dukshëm më të vogël, rreth 4.5 milionë euro në sezon.

Sulmuesi për momentin ka pagë 1.7 milion euro dhe klauzolë lirimi prej 150 milionë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat