Challandes zbulon se çfarë i tha Enrique pas ndeshjes

Share Messenger

Bernard Challandes, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, ka folur shumë për Kosovën që ai po drejton.

Natyrisht, ai foli edhe për ndeshjen me Spanjën, ku u krijuan situata të çuditshme shkaku se Spanja nuk e njeh Kosovën.

Sido që të jetë, ai thotë se trajneri i tyre, Luis Enrique, kishte një mendim krejt tjetër.

“Politika është diçka tjetër, por Enrique ka vetëm fjalë të mira për Kosovën. Luis Enrique më uroi pas ndeshjes. Normal, jo për atë ndeshje, por përgjithësi ai na kishte studiuar. Kjo është diçka e mirë për atë që kemi bërë që një kohë”, tha ai.

“Ne kemi folur me një lojtar të Spanjës, Olmo. Ai njihte një lojtar tonin, Lirim Kastratin.. Dhe ai tha: Ne po luajmë sot kundër Brazilit. Trajneri (Luis Enrique) ka folur një orë për Kosovën, ka treguar video, duke thënë se është ekip i rrezikshëm. Ai tregoi që në fitoren 6-0 ndaj Gjermanisë, ai kishte folur vetëm 10 minuta”.

Share Messenger

Më të lexuarat