Çfarë po ndodhë në Prishtinë: Përsëri gjuajtje me armë zjarri, një person dërgohet me urgjencë në QKUK!

Share Messenger

Sot rreth orës 12:00 në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri, ku një person është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Afrim Vitija’, përkatësisht pas Teatrit Kombëtar.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit eshte plagosur nje person. I njejti eshte derguar per tretman mjekesor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo ka shtuar se Policia ka ndërmarrë veprime me fokur zbulimin e të dyshuarve dhe do të sqarojë sa më shpejtë rrethanat e ngjajres.

Kujtojmë se ende nuk janë mbushur një javë prej gjuajtjes me armë te Lagja e Spitalit, ku u vranë dy persona e u plagosen rëndë dy të tjerë.

Share Messenger

Më të lexuarat