Çfarë i bëri bashkë Bleona Qeretin dhe Richard Grenell?

Share Messenger

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është takuar me ndërmjetësuesin special për Kosovën dhe Serbinë nga Administrata Trump, Richard Grenell.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga takimi me Grenell, të cilën e ka realizuar gjatë fushatës presidenciale të Trumpit për zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Me vetë superyllin”, ka shkruar Qereti në imazhin e ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Bleona ka shprehur hapur mbështetjen e saj për presidentin aktual Donald Trump, me shpresën për rizgjedhjen e tij si president i vendit.

Ajo do të performojë më 31 tetor ‘live’ në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI, në një festë të organizuar nga shqiptarët që jetojnë në ShBA dhe përkrahin Trumpin për president.

Share Messenger

Më të lexuarat