Cakaj mesazh BE-së: Kosovës t’ia liberalizoni vizat, i ka përmbushur të gjitha kushtet

Share Messenger

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, si në çdo takim tjetër edhe sot ka theksuar qasjen e BE’së ndaj Kosovës, në takimin e mbajtur me homologen suedeze të tij, duke thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet që qytetarët e saj të ecin lirshëm në vendet e Evropës.

Sipas Cakajt, liberalizimi i vizave është një nga detyrimet që Bashkimi Evropian i detyrohet Kosovës e që ende nuk e ka përmbushur.

‘Si në çdo takim tjetër, nënvijëzova qasjen e padrejtë të BE-së në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës! Kosova ka bërë më shumë se vendet tjera dhe ka plotësuar çdo kusht për të fituar liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave është një prej detyrimeve të papërmbushura të BE-së ndaj Republikës së Kosovës’, ka shkruar Cakaj në llogarinë e tij në Facebook.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunim në rrafshin ekonomik midis Shqipërisë dhe Suedisë, ku ky vend sipas Cakajt vazhdon të mbetet si mbështetësja e tretë financiare dhe teknike e Shqipërisë në Evropë pas Gjermanisë dhe Zvicrës.

Cakaj theksoi edhe procesin e zgjerimit të BE’së në Ballkanin Perëndimor, për të cilin thotë se duhet të vazhdojë sa më shpejtë.

‘Po ashtu, ndamë pikëpamjen se procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor duhet të vazhdojë sa më shpejtë dhe se diskutimi mbi metodologjinë e re të negocimit brenda BE-së nuk duhet të ngadalësojë dinamikën e reformave në Shqipëri’, ka thënë Cakaj.

Share Messenger

Më të lexuarat