Cakaj kërkon Kosovën në UNESCO: Është e padrejtë që nuk është anëtare

Share Messenger

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka theksuar se një organizatë si UNESCO, që synon të arrijë universalizimin, nuk mund të mos ketë pjesë të saj një shtet të pavarur me potencial të lartë, Kosovën.

Cakaj ka thënë se për këtë organizatë në përgjithësi, ashtu edhe për rajonin e Ballkanit në veçanti Kosova duhet të jetë pjesë e saj, dhe se i është bërë një padrejtësi e madhe asaj.

“Kosova si shteti më i ri i pavarur në Evropë, është një vend me potencial të jashtëzakonshëm, i cili nuk duhet të shmanget dhe nuk duhet të përballet më me fushatën çorientuese të Serbisë kundër saj”, ka thënë Cakaj.

Tutje, ai ka theksuar se pranimi i Republikës së Kosovës, si një shtet lider në rajon, në promovimin e të drejtave të minoriteteve dhe të trashëgimisë kulturore të minoriteteve, është i domosdoshëm jo vetëm sepse Shqipëria e njeh politikisht dhe e mbështet pa kushte Republikën e Kosovës, por edhe për të përmbushur principet e themelimit të vetë UNESCO’s, e cila mbështet fuqimisht arsimin dhe shkencën, kulturën dhe komunikimin, traditën dhe historinë.

Share Messenger

Më të lexuarat