“Bye Bye Serbia” Shaqiri dhe Xhaka e dërgojnë sërish në shtëpi Serbinë

Share Messenger

Ashtu siç pritej, Zvicra përsëri e ka eliminuar Serbinë nga grupet e Botërorit me një fitore 3:2, kësaj radhe të udhëhequr nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, të cilët ia siguruan kombëtares së tyre vendin e dytë dhe një vend në 1/8 e finales, së bashku me Brazilin që u rëndit e para në grupin G edhe pas humbjes ndaj Kamerunit në ndeshjen tjetër me rezultat 1:0.

Një ndeshje mjaft interesante është zhvilluar në stadiumin 974, ku rezultati u përmbys dy herë, fillimisht nga Serbia në pjesën e parë dhe më pastaj nga Zvicra në pjesën e dytë.

Xherdan Shaqiri e zhbllokoi rezultatin pas 20 minutave lojë, ku shënoi një gol të bukur brenda zonës së 16-metërshit.

Katar 2022 / Pamje: Shaqiri bombardon portën e Serbisë, Zvicra përpara
Serbia reagoi shpejt me dy gola, duke përmbysur rezultatin.

Katar 2022 / Pamje: Serbia barazon rezultatin ndaj Zvicrës, shënon Mitrovic
Fillimisht shënoi Aleksandar Mitrovic në minutën e 26-të, kurse pas nëntë minutave shënoi Dusan Vlahovic për rezultatin 2:1.

Katar 2022 / Pamje: Vlahovic shënon, Serbia përmbys rezultatin
Zvicra arriti të kthehej në lojë, kësaj radhe shënoi Breel Embolo një minutë para përfundimit të pjesës së parë, për të shkuar në pushimin mes dy pjesëve me rezultat 2:2.

Katar 2022 / Pamje: Zvicra barazon rezultatin, Embolo i shënon Serbisë
Me të nisur pjesa e dytë, rezultati u përmbys sërish. Kësaj radhe ishte Zvicra që me anë të yllit të Nottingham Forest, Remo Freuler, shënoi për 3:2 në minutën e 48-të.

Katar 2022 / Pamje: Zvicra përsëri në epërsi ndaj Serbisë, shënon Freuler
Gola në vazhdim të ndeshjes nuk pati më dhe me rezultatin 3:2 përfundoi ndeshja, që i bie se Serbia sërish eliminohet nga faza e grupeve në Botëror, pikërisht nga e njëjta skuadër si në Botërorin e 2018-ës.

Zvicra kualifikohet tutje si e dyta në grupin G dhe në 1/8 e finales do të përballet me Portugalinë.

Përmbledhja e ndeshjes Zvicra – Serbia:

Në ndeshjen tjetër të grupit G, Kameruni në frymën e fundit të takimit shënoi gol për të fituar ndaj Brazilit me rezultat 1:0.

Brazili ndonëse kishte siguruar kualifikimin tutje, dominoi në këtë takim, ani pse nuk pati formacionin më të mirë të saj në fushë.

Sërish për Kamerunin vendimtar ishte Aboubakar, i cili shënoi në minutën shtesë të ndeshjes në golin e vetëm të takimit.

Ndonëse fitoi, Kameruni eliminohet nga Botërori i Katarit, ndërsa Brazili shkon tutje si lider.

Brazilianët në fazën tjetër do të përballen me Korenë Jugore, për të kërkuar një vend në çerekfinale.

Kujtojmë se pas përfundimit të ndeshjes Kamerun – Brazil me humbjen e kësaj të fundit, ky është Botërori i parë pas vitit 1994, ku asnjë skuadër nuk ka arritur pikët e plota në grup.

Share Messenger

Më të lexuarat