Buzhala: Isa Musata ishte kryeministri më i mirë në Kosovë, Abdixhiku kryeministri i ardhshëm

Share Messenger

Berat Buzhala ka treguar se arsyeja kryesore pse është larguar nga Express dhe T7 është financiare.

“Kishim 100 mijë euro paga në muaj. E pashë se zhvillimi i mëtejmë ishte i pamundshëm”.

“Një kamerë studiosh kushton 50 mijë euro. Arsyeja e largimit është tipike financiare. Arsyeja ishte të mos mbesin pa punë 150 punëtorët e mediumit”, është shprehur Buzhala.

Ai, në Rubikon, ka treguar se mediumi ku ka punuar ka kaluar në pronësi të ABC Managment.

“Arsyeja është se nuk ambientohem lehtë në nënshtrim dhe nuk kam dashur që të kem probleme me pronarët e rinj. Prandaj, vendosëm t’i shesim aksionet 100 përqind. Nuk kemi pasë kurrfarë problemi deri kur kam vendosur të largohem vullnetarisht. Nuk nënshtrohem lehtë dhe këtë të metë ia njoh vetes”.

BUzhala ka folur edhe për Ish Kryeministri Isa Mustafa, dhe për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhikun. “Isa Musata ishte kryeministri më i mirë në Kosovë, Abdixhiku kryeministri i ardhshëm” ka thënë Buzhala në Klan Kosova.

Share Messenger

Më të lexuarat