Busquets: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve edhe pa Messin

Share Messenger

Sergio Busquets e pranon se largimi i Lionel Messit nga Barcelona ishte një tronditje, por ai është i bindur se gjiganti i La Ligës mund të garojë për lavdi në Ligën e Kampionëve edhe pa ikonën argjentinase.Messi u largua nga Camp Nou si lojtar i lirë në verë dhe iu bashkuar Paris Saint-Germainit, klubit që shprehu gatishmërinë më të madhe për ta pasur atë në radhët e veta.

Humbja e Barçës ka qenë përfitimi i parisienëve, por Busquets dëshiron t’i shohë të gjithë në Katalonjë duke ecur përpara dhe duke e gjetur një mënyrë për të fituar ndonjë trofe të madh edhe pas Messin. Busquets tha të hënën se kishte mbetur i tronditur nga largimi i legjendës së klubit.

“Ishte tronditje për gjithçka që Leo i dha Barçës dhe personalisht mua”, tha Busquets.“Ishin emocione që ishte vështirë t’i kapërdijë, por ne duhet të përpiqemi të ndryshojmë tregimin. Ne jemi në fillim të sezonit dhe duhet të mësohemi të luajmë pa Leon”, theksoi ai.I pyetur nëse Barça mund ta fitojë Ligën e Kampionëve pa Messin, Busquets shtoi: “Çdo gjë mund të ndodhë në futboll. Chelsea e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar edhe pse nuk ishte favoritë”.

Share Messenger

Më të lexuarat