Burdushi: Isa Mustafa e do partinë e Albin Kurtit

Share Messenger

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi ka dhënë parashikimet e tij mbrëmë lidhur me Qeverinë Hoti dhe ka komentuar figurat më të larta politike të LDK’së, më saktësisht kryetarin Isa Mustafa.

Në emisionin dPT te Fidani në T7, Burdushi ka thënë se Kosova do të ketë një qeveri të re. Ai ka parashikuar edhe deputetët që nuk do të votojnë Qeverinë Hoti.

Burdushi ka thënë se prej partive që kanë lidhur koalicion, Donika Kadaj dhe Haxhi Avdyli nuk do të votojnë qeverinë Hoti.

“Një deputete kaçurrele nuk do të votojë qeverinë. Kjo mund të ndryshojë nëse i bëjnë magji. Ky është parashikimi im, por kjo është në dorë të Zotit. As deputeti me shkronjën H, ky duhet të jetë Haxhi Avdyli, nuk do të votojë”, ka deklaruar Burdushi.

Tutje ai ka parashikuar edhe se a do të krijohet qeveria. Sipas tij, Qeveria Hoti nuk do të ketë jetëgjatësi.

“Qeveria do të bëhet. Mirëpo parashikoj se nuk do të ketë gjatësi të madhe. Diku deri në mars më së gjati”, ka thënë Burdushi.

Ai ka treguar edhe arsyet se pse është prishur koalicioni LDK-VV, derisa ka komentuar figurat më të larta politike të LDK’së, më saktësisht kryetarin Isa Mustafa.

“Isa Mustafa ka qenë i tre anshëm. E do VV’në, nuk e nëncmon por e do dhe kështu u përzien tek ky herë andej e herë këndej e dërgojshin magjitë.’’

‘’Problemi më i madh në Kosovë është zilija dhe inati. Kur është cështja tek populli duhet gjithçka me përbi dhe me ec përpara. Por Isa sa andej sa këndej. Ky ka magji të fortë, ka mësysh’’, thotë ai.

Burdushi ka folur edhe për Agim Veliun, derisa arsyen pse u prish koalicioni e ka lidhur me magji.

‘’Agimi ka shkel në magji dhe u egërsua. Magjia i ka fajet. Ajo mund të sjellë deri në shkatërrim dhe në gjendje të rëndë. Aty i erdhi inati’’, shpjegon Peqani.

‘’Para zyreve i kanë magjistarët e jashtit dhe ata i gjuajnë dhe u rrinë gati. Ashtu si gazetarët që rrinë para zyreve’’, shtoi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat