Bunjaku-Rexhepi: O reflekto o ske votë Vjosë nga LDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar pasi Qeveria Kurti tërheqi propozim ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Bunjaku-Rexhepi i ka bërë thirrje kandidates për presidente, Vjosa Osmani, të reflektojë, teksa shtoi se në të kundërtën nuk ka votë nga LDK për të.
“Vjosë, në LDK ke mësuar që institucionet e vendit ndërtohen me sakrificë dhe punohet për to me dinjitet. Andaj të ofruam përkrahjen. Te Albini po mëson të kundërtën e saj dhe po manipulohesh! O reflekto o ske votë Vjosë!”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook.
Seanca për votimin e Presidentit në Kuvend do të mbahet sot nga ora 18:00, ku kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.