Bunjaki e konfirmon largimin me lot nga Kosova

Share Messenger

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki do ta mbyll aventurën pas Kampionatit Botëror.

Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri përmes konferencës për media para ndeshjes së nesërme kundër Finlandës.

“Ky mund të jetë fundi i një projekti me Federatën e Futbollit të Kosovës për të nisur ndoshta një tjetër, me të cilën kam kontratë dy plus dy vite”, tha Bunjaki gjatë konferencës për media.

“Pas Kampionatit Botëror, nuk do të jem pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Por është pjesa tjetër, duhet ulur me Federatën dhe të bisedojmë. Ndoshta ata do të kenë nevojë për ndihmë në repartet tjera”, ka thënë Bunjaki.

“Po, unë do të largohem pas përfundimit të kualifikimeve për Kupën e Botës. Pas ndeshjes me Finlandën do të kem vetëm edhe dy ndeshje tjera në krye të Kosovës”, përfundoi Bunjaki.

Share Messenger

Më të lexuarat