Bullgaria mbetet pa aeroplanë luftarakë

Share Messenger

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, deklaroi se forcat ajrore të vendit mund të mbeten pa aviacion.

Sipas komunikatës së shefit të shtetit, komisioni parlamentar ka vendosur të hapë tender për zgjedhjen e llojeve të aeroplanëve të nevojshme për forcat ajrore të vendit.

Radev ka thënë se aviacioni bullgar është i vjetër 100-vjet.

Në maj të vitit 2015, komisioni për mbrojtje i Parlamentit bullgar miratoi planin për modernizimin e forcave të armatosura, ndërmjet tjerash edhe me blerjen e aeroplanëve të ri luftarakë. Tash ky tender duhet të përsëritet.

Parlamenti i Bullgarisë ka miratuar ndarjen prej 1.4 miliard dollarëve për blerjen e aeroplanëve të ri luftarakë që do të zëvendësojnë MiG-29. Atëherë ishte thënë se është vendosur të blihen aeroplanët suedezë të tipit JAS 39 Gripen C/D. Tash ky propozim do të shqyrtohet serish.

Share Messenger

Më të lexuarat