Britania e Madhe vazhdon mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

Share Messenger

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për punën që po bëhet në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm.

Ministri Rikalo me këtë rast ka falënderuar ambasadorin O’Connell për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje.

 

Ai e njoftoi ambasadorin për prioritet e tij për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke shtuar se investimet në sektorin e bujqësisë do t’i rrisin nga viti në vit, duke e fuqizuar edhe më tej këtë sektor, i cili tha se është kontribuesi kryesor në  zhvillimin ekonomik.

 

Nga ana e tij, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka uruar Ministrin Rikalo për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. Të dy u pajtuan për të vazhduar komunikimin në funksion të gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të mëtejmë.

 

Share Messenger

Më të lexuarat