Brazili – Zvicra, dëshpëron Xhaka, Shaqiri më i miri – NOTAT

Share Messenger

Shaqiri është vlerësuar si më i miri kundër Brazilit, ku Zvicra barazoi 1-1, ndërsa Xhaka më i dobëti.
Favoriti numër një për të triumfuar në Rusi, Brazili, është ndalur nga Zvicra e shqiptarëve, duke barazuar 1-1 në sfidën që u zhvillua në “Rostov Arena”.

Brazili e nisi mirë sfidën, duke gjetur golin e epërsisë në minutën e 20’, përmes një magjie nga anëtari i Barcelonës, Philippe Coutinho në minutën e 20-të.

Në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 50’, Brazili u ndëshkua pas një goditje nga këndi. Steven Zuber shënoi me kokë një gol të dyshimtë duke shtyrë Mirandan.

Deri në fund, dyja skuadrat kishin rastet e veta, por portat nuk u tundën më dhe në fund, Brazili e Zvicra ndanë pikët, teksa në grup prin Serbia me 3 pikë.

Për Zvicrën startuan katër shqiptarë: Xhaka, Shaqiri, Xhemaili dhe Behrami, ky i fundit u largua nga loja në minutën e 71’,

Share Messenger

Më të lexuarat