Borë një metër në këtë qytet të Kosoves, ja shikoni këto pamje

219 Shares Share Messenger

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka publikuar fotografi që tregojnë se në Gjakovë trashësia e borës është deri 1 metër.

Ai ka thënë se këtë vit gjendja është rënduar, krahasuar me dimrat e kaluar.

I pari i Gjakovës ka aplikuar të gjithë bashkëqytetarët që të jenë bashkëpunues me kompanitë e pastrimit në mënyrë që pastrimi të kryhet në mënyrë sa më efikase.

Lexoni të plotë publikimin e tij pa ndërhyrje:

Bora që ka rëne pandërprerje në 40 orët e fundit e ka rënduar trafikun në komunën e Gjakovës.

Ekipet e pastrimit janë në terren gjatë gjithë kohës por ende kemi vështirësi në disa fshatra ku trashësia e borës ka arritur ne 1 metër.

Kjo gjendje është e rënduar, më shumë se në dy dimrat e kaluar por ne zonën tonë kemi pasur gjendje edhe më të vështira në të kaluarën.

Apeloj tek të gjithë bashkqytetarët e mi që të jenë bashkpunues me kompanitë e pastrimit në mënurë që pastrimi të kryhet në mënyrë sa më efikase.

Shfrytëzoj rastin ta falënderoj ministrin Pal Lekaj për mbështetjen që po e jep ministria nën drejtimin e tij!

Po i ndaj me ju edhe disa foto të Gjakovës në këtë orë!

Share Messenger

Më të lexuarat