Bordi i AKP-së aprovoi listën e shitjes së aseteve në likuidim SHAL 55 për vendosje në tender publik

Share Messenger

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Bordi shqyrtoi dhe aprovoi listën e aseteve në likuidim SHAL 55 për vendosje në tender publik gjithashtu bordi udhëzoi menaxhemntin që tarifat për pjesëmarrje në tender të jenë sa më të akceptueshme për palët e interesuara.

Bordi gjithashtu ratifikoi vendimin emergjent BD-160-1 të datës 23 Mars 2022 për suspendimin e Zëvendës Kryesuesit të Bordit të Përkohshëm të NSH Inex Sharr Planina Brezovicë.

Bordi diskutoi lidhur me kërkesën për raport me shkrim periodik për komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për Agjencinë dhe i kërkoi menxhamentit që të përgatitës raportimin e kërkuar.

Gjatë kësaj mbledhje menaxhmenti i AKP-së raportoi para Bordit për aktivitetet dhe zhvillimet e fundit të AKP-së për periudhën 01 Shkurt 2022 – 28 Shkurt 2022, ku i kërkoi ndërmarrjen e disa aktiviteteve për periudhën e ardhshme.

Më tutje Bordi shqyrtoi mundësitë e zhvendosjes së zyrave rajonale dhe objekteve të arkivave të AKP-së në objekte të ish NSh-ve në regjionet përkatëse me qëllim të uljes së shpenzimeve të pagesës së qirave.

Më tutje Bordi shqyrtoi Raportin vjetor te AKP-së dhe pas diskutimeve miratoi raportin vjetor për vitin 2021 të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjithashtu Bordi aprovoi edhe raportin për vetëvlerësim rreth raportimit në Ministrinë e Financave për Sistemin e Kontrollit të Brendshëm. Më tutje Bordi Shpalli jo kompetente AKP në për shqyrtimin e kërkesave për blerjen e Banesave të NSH Trepça dhe bartjen e këtyre kërkesave nga AKP te Ndërmarrja Publike Trepça sh.a

Bordi shqyrtoi dhe aprovoi strategjinë për komunikimin me opinionin publik.

Më tutje Bordi u njoftua për Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme ACI-17-0256, gjithashtu Bordi u njoftua me vendimin e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë për rastin SHARR BETEILIGUNGS GmbH kundër AKP-së.

Bordi gjithashtu aprovoi propozim për miratim të qiradhënieve direkte për qiramarrësin Connection Media sh.p.k për tre (3) zyre në Hotel Grand, miratimin e transferimit të qirasë për shfrytëzimin e lokalit MESOPRODUKT si dhe propozimin për qiradhënie direkte të parcelës 525-0 miratimin e transferimit te kontratës së qirasë nga baba te biri.

Më tutje Bordi aprovoi raportet e shpërndarjes për kreditorët:

1. Kombinati Drurit “Tefik Çanga”, GJI110

2. Fabrika e Birrës, Pejë, PEJ013

3. D.T.P. Mladost, GJI110

Po ashtu Bordi miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit për heqje dorë të aseteve në procesin e likuidimit për çështje të interesit dhe qasjes publik për parcelat e PRZ006 NSh “NBI Suhareka”

P-72116037-00055-3 ZK Savrove

P-72116039-00868-5 ZK Sallagrazhde

P-72116039-01273-9 ZK Sallagrazhde

P-72116039-01291-2 ZK Sallagrazhde

P-72116039-01340-0 ZK Sallagrazhdë

P-72116046-02679-2 ZK Shiroke

Share Messenger

Më të lexuarat