Bie dukshëm çmimi i veturave në Gjermani, kurrë më lirë s’kanë qenë!

Share Messenger

Çmimi i veturave në Gjermani ka rënë dukshëm. Kjo vlen sidomos për veturat dizel të cilat shënojnë rënien më të madhe të çmimeve ndonjëherë.

Për këtë, Gjermania është duke eksportuar shumë makina në tregjet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Poashtu, mijëra makina janë eksportuar në Serbi në gjashtë muajt e parë të vitit, shkruan Indeksonline.

Aktualisht, tre milionë automjete të tipit dizell janë të parkuara në Gjermani dhe janë në pritje të blerësve. Kjo pasi që shumica e automjeteve nuk do të mund të hyjnë në qendrat e disa qyteteve gjermane që nga vjeshta.

Gjermanët e kanë me urgjencë shitjen e këtyre veturave që po qëndrojnë në parking ngase 25 euro është shuma e secilës veturë që duhet të paguajnë parkingun për një ditë të vetme, shkruan Indeksonline.

Pandemia ka bërë që çmimi i veturave të bie edhe më shumë ngase kriza ekonomike ka bërë që numri i blerësve të jetë më i vogël.

Nga Ballkani, blerësit më të mëdhenj janë serbët e kroatët, por që muajt e fundit është rritur edhe numri i blerjeve nga Kosova.

Dizelli në Gjermani po humb vlerën ngase shteti gjerman ka vendosur që nga vjeshta që të moslejojë vetura e këtij modeli për shkak të emetimit të madh të gazrave gjë që ndikon në ndotjen e ambientit.

Share Messenger

Më të lexuarat