Biden në Bruksel derisa po ndodh takimi Kurti – Vucic

Share Messenger

Shtëpia e Bardhë e ka lëshuar një deklaratë për samitin e sotëm SHBA-BE që mbahet në Bruksel, ku përmendet edhe Ballkani Perëndimor, si temë me prioritet që do të diskutohet gjatë këtij samiti, raporton Gazeta Express.

Udhëheqësit e samitit, sipas Shtëpisë së Bardhë do ta shprehin angazhimin e tyre të përbashkët për politikë të korrdinuar në disa vende, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

“Udhëheqësit do të angazhohen për ta mbështetur demokracinë, për ta mbështetur transparencën, për ta luftuar korrupsionin, për t’i dhënë fund punës së detyruar dhe për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me BE-në në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Bjellorusinë, Kinën, Mesdheun Lindor, Etiopinë, Iranin, Rusinë, Venezuelën dhe Ballkanin Perëndimor. Ata do të fillojnë dialogjet SHBA-BE mbi Rusinë, mbi çështjet kibernetike dhe migrimin”, thuhet në deklaratë.

Po sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen për herë të parë. Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, dje në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nuk ka ndonjë lidhje ndërmjet raundit të ri të dialogut dhe samitit BE-SHBA.

Reklamë

“Nuk ka ndonjë lidhje midis datave të raundit tjetër të dialogut Beograd-Prishtinë dhe samitit BE-SHBA. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do ta kryesojë dialogun në mëngjes dhe do të marrë pjesë në samitin BE-SHBA pasdite”, tha Stano.

Borrell mund t’i raportojë Bidenit për zhvillimet në takimin Kurti-Vuçiq. Por zyrtarisht, BE-ja nuk e ka specifikuar këtë, por ka konfirmuar se në samitin me SHBA-në do të diskutohen disa tema.

“Çështje të rëndësishme të punëve të jashtme me interes të përbashkët dhe shqetësim për BE-në dhe SHBA-në do të jenë temat në diskutimet gjatë samitit”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Share Messenger

Më të lexuarat