Biden mesazh Trumpit: Askush nuk mund ta largojë demokracinë, kem kaluar nëpër shumë beteja për të ndodhur kjo

Share Messenger

Kandidati për president të Amerikës nga radhët e demokrateve, Joe Biden ka thënë se askush nuk mund ta ndali demokracinë.

Biden përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë Amerikës i ka ardhur koha.

“Askush nuk do të na e largojë demokracinë. As tani, as kurrë, asnjëherë. Amerika ka arritur shumë larg, ka kaluar nëpër shumë beteja dhe ka duruar shumë për të ndodhur kjo”, duke iu referuar rezultatit aktual, ku Bieden është në epërsi karshi Trumpit për 50 vota elektorale.

Momentalisht Biden ka 50.5% të votave apo 264 vota elektorale në total derisa Trump ka 47.9% apo 214 vota elektorale.

Bidenit i nevojiten edhe 6 vota elektorale nga 270, për të fituar në zgjedhjet presidenciale.

Në anën tjetër, kandidati republikan Trump ka thënë se nëse numërimi do të ishte i ligjshëm, fitorja për të do ishte shumë e lehtë.

Share Messenger

Më të lexuarat