Biden do të bëjë histori si Presidenti më i votuar në historinë Amerikane

Share Messenger

Kandidati demokrat për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tashmë ka fituar më shumë vota nga të gjithë kandidatët në historinë e zgjedhjeve amerikane, raporton The Guardian.

Biden theu rekordin e mbajtur nga ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i cili fitoi 69,498,516 vota në vitin 2008.

Numri i votave që Biden mori aktualisht është 69,759,833, por numërimi është ende në proces dhe ky numër pritet që të rritet.

Kundërshtari i tij Donald Trump, fitoi 67,160,663 në zgjedhjet e vitit 2016.

Kujtojmë se në SHBA votimi përfundimtar nuk sjellë fitore, por votat elektorale nga shtetet federale duke pasur parasysh që secili shtet sjellë një numër të ndryshëm të zgjedhësve.

Biden aktualisht ka 224 vota elektorale dhe Trump 213, ndërsa nevojiten 270 vota për të fituar garën.

Share Messenger

Më të lexuarat